Diskutim mbi debatin Genta-Anila


Gentiana del jashtë dhe pas saj shkon Edgari për ta qetësuar. Genta thotë se ishte duke folur për aftësitë që ka pasur dhe jo se ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Edgari mundohet ta qetësojë, duke i thënë që të mos marrë gjithçka kaq seriozisht dhe mbase ka qenë një keqkuptim, sepse ishin duke folur për gjëra të ndryshme.

Banorët në sallon, vazhdojnë të flasin për debatin e krijuar disa minuta më parë dhe qeshin duke rikujtuar fjalët që ka thënë Genta, ndërsa Flori ia pret shkurt, duke i thënë se nuk është mirë që të diskutohet në këtë formë. “Kam marrë 9-të diplomën thotë”, shprehet Anila me ironi.

Më vonë, ndërrojnë bisedë, duke folur për Kosovën dhe duke e krahasuar nivelin ekonomik të saj më të Shqipërisë. E pak më vonë, të gjithë banorët ulen për të darkuar.

Edgari u tragon banorëve barsaleta italiane dhe banorët shpërthejnë në të qeshura pafund. Pak më vonë disa banorë shkojnë për të fjetur gjumë.

top channel

Advertisement