Imitojnë Gentianën; Banorët flenë gjumë, Emirjeta çohet

Graciano, Edgari, Anila dhe Albulena vazhdojnë të jenë ende zgjuar. Ata qeshin dhe fillojnë të flasin për Mehmetin dhe të folmen e dialektit të Kosovës. Banorët kujtojnë momente kur ia kanë vënë në dukjë Mehmetit dhe qeshin. Ata thonë se Mehmeti shpesh vendoset në pozitë të vështirë dhe vihet në siklet, kur e pyesin se çfarë ishte duke thënë.

Më pas banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe vazhdojnë të flasin me zë të lartë, edhe pse pjesa tjetër e banorëve është në gjumë. Vajzat imitojnë Gentianën dhe mënyrën se si flet ajo në dialektin e vet. 

Në dhomën e gjumit krijohet një debat midis Emirjetës dhe vajzave, sepse ajo është zgjuar nga gjumi nga të qeshurat e tyre. Emirjeta e acaruar thotë se nuk mund të tallen me mënyrën se si flasin njerëzit dhe me ironi thotë: “Se mos na imitojë Albulena se si flasim..”.
Më pas të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë, ndërsa Emirjeta çohet për të ndërruar bateritë. 


top channel

Advertisement