Liami flet për larminë e karaktereve të banorëve

Banorët e shtëpisë së Big Brother rrinë në sallon dhe fillojën të diskutojnë në lidhje me buxhetin dhe porosinë që duhet t’i japë Vëllait të Madh, për ushqimet që i duhen për gatim. 

Liami flet në dhomën e gjumit më Florianin për larminë e karaktereve midis banorve. Liami thotë se është meritë e Vëllait të Madh që ka arritur të marrë nga një prototip për secilin karakter. Liami i përmend të gjithë djemtë e shtëpisë dhe thotë se asnjëri nuk ka tip të ngjashëm me tjetrin, por me gjithatë, ata arrijnë të kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. 

Liami ka filluar të mendojë se cilët prej banorëve mund të jenë në finale dhe për këtë i pyet edhe banorët që ka afër. Ata mundohen të flasin me zë të ulët dhe pa përmendur emra, për personat që mendojnë në finale.


top channel

Advertisement