Elvisi druhet se mund të eleminohet të shtunën nga Genta

Elvisi e Liami qëndrojnë në dhomë duke biseduar e duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin. Liami pyet se çfarë kriteresh duhen patur për t’u bërë top model apo mister dhe Elvisi i tregon. 

Elvisi thotë se duhet të pregatisë rrobat për të shtunën pasi ka mundësi të largohet. Liam e pyet përse ka këtë mendim dhe Elvisi i përgjigjet se kjo mund të ndodhë duke qenë se fati i tij, Ermalit dhe Metit është në dorën e Gentës. 

Elvisi tregon për eksperiencën e tij në konkursin e bukurisë dhe po ashtu në spektaklet e modelingut. Ai shprehet se është zhgënjyer nga eksperienca në konkursin e bukurisë. 

Ndërkohë, Genta, Graciano, Meti e Anila qëndrojnë në sallon duke biseduar. Anila përpiqet të bëjë xhelozë Gentianën për Metin duke i qëndruar afër e Genta përgjigjet me shaka se nuk e ka mendjen fare tek ata. Meti thotë se të shtunën do t’a puthë Gentën e ajo përgjigjet se menjëherë pas këtij veprimi, publiku do të reagojë negativisht. Ajo shton se ka një parandjenjë se këtë të shtunë, do të jetë në nominim nga banorët. 


top channel

Advertisement