Genta-Metit: “Ti, banori i dytë, pas Besardës, që del nga shtëpia”

Një debat fillon midis Gentianës dhe Gjonit në dhomën e gjumit, pasi Gjoni mundohet t’i rregullojë bluzën Gentës dhe më pas ajo duke e parë në fytyrë, i thotë se ai i lëpin buzët si manjak. Ajo fillon të ngrejë zërin dhe ta ofendojë, për të fituatr vëmendjen e banorëve të tjerë. Më vonë fillon me Metin dhe i thotë atij se e konsideron si banorin më të dobët brenda shtëpisë dhe se ai i flet me fjalë të ëmbla edhe kur ajo nuk ia var. Banorët e tjerë e dëgjojnë dhe qeshin më të madhe, ndërsa Genta duket sikur merr zemër dhe e ofendon edhe më shumë, duke i thënë “Ti për mua je diçka që e përdor si të dua, për t’u argëtuar, për të kaluar kohën.”. Ajo vazhdon edhe më tej, duke thënë se e ka quajtur “plehrë” Metin dhe ai i ka vazhduar ende ta quajë “shpirt” e “zemër”.

Genta, kërkon që të krijojë debat, por banorët e shikojnë të çuditur dhe qeshin me batutat e saj, pasi nuk kuptojnë shkakun e këtij “debati”. Ajo thotë se Meti nuk është aktiv dhe se nuk e ka parë asnjëherë në kuzhinë të gatuajë. “Unë po flas e s’po më përgjigjesh”, i thotë Genta Metit, ndërsa ai ia pret: “Ti je duke folur me veten, jo me mua”. Ajo i thotë se është e sigurt që do të jetë banori i dytë, pas Besardës, që do të dalë nga shtëpia dhe nuk ka për t’ia ndier askush mungesën nga banorët e shtëpisë. “Po e ndjeu njeri mungesën tënde, unë do të mbytem në pishinë”, vazhdon Gentiana.

Banorët dëgjojnë të habitur, sepse ende s’po kuptojnë se përse nisi debati dhe se ku konsiston.

Advertisement