Gentiana tregon për besimin e fortë në fenë myslimane

Gentiana fillon të flasë për shtetin arab, që sipas saj, pas disa vitesh do të bëhet superfuqi. Gentiana thotë që di arabisht dhe është besimtare myslimane. Ajo shton se nuk i fal dot të 5-ta vaktet, por di disa sure nga Kurani dhe fillon të citojë disa prej tyre. Gentiana tregon se ka mbajtur edhe shami për më shuëm se dy javë, por pastaj e hoqi për shkak të familjes, e cila nuk ishte dakord. “Dhe vuri pirsing pastaj”, thotë Anila me ironi. Gentiana tregon se nëse shkon në xhami, është si një lloj inponimi që të bëhet, vënia e shamisë. Ndërsa Edgari bezdiset nga kjo temë diskutimi dhe largohet. Gentiana thotë me siguri se besimin e ka të paprekur, edhe pse nuk mund të përmbushë shumë obligime.

Më pas, Graciano, Edgari, Albulena dhe Gentiana, fillojnë të diskutojnë për mundësinë e qëndrimit sa më gjatë në shtëpi dhe krijimit të një miqësie të fortë me njëri-tjetrin, në mënyrë që ta ruajnë edhe kur të dalin jashtë shtëpisë. 


top channel

Advertisement