Imitime dhe të qeshura pa fund

Mëngjesi i sotëm për Albulenën, Gracianon dhe Anilën ka nisur me të qeshura të mëdha teksa Albulena imitonte Arjolën. Të njëjtën gjë Albulena e vazhdon më tej, por tashmë duket se nuk fokusohet vetëm tek Arjola, por imiton një pjesë të mirë të konkurentëve duke shkaktuar të qeshura të pafundëme tek ata.

Edi, Gjoni, Ermali dhe Liam ndodhen në sauna, ndërsa pjesa tjetër e banorëve kanë dalë në oborr. Albulena fillon që të imitojë Gjonin në mënyrën se si ai flet. Ajo është përballë pjesës tjetër të konkurentëve dhe vazhdon imitimet e saj. Pas Gjonit ajo imiton Ermalin e më pas Edgarin. Ajo imiton edhe banorë të tjerë ndër ta edhe Gentën. 
Edhe Graciano imiton Gentjanën duke u munduar që të flasë në dialektin e zonës së Devollit. Në imitimet e tyre bashkohet edhe Anila. 

Emirjeta dhe Ermali që ndodhen në kuzhinë. Teksa i shohin që nga brenda shtëpisë, komentojnë sjelljen e Albulenës. Emirjeta thotë se ajo imiton shumë bukur dhe pas pak minutash del edhe ajo në oborr duke e dëgjuar Albulenën më nga afër. Aty vijnë edhe djemtë që dalin nga sauna dhe të gjithë qeshin me të madhe me imitimet e Albulenës.

Advertisement