Fillimi i aventurës Big Brother

Një pjesë e konkurentëve ndodhen në oborrin e shtëpisë dhe bisedojnë duke ngacmuar njëri-tjetrin. Ndërsa një pjesë tjetër ndodhen në kuzhinë duke u marrë me gatimin e drekës. 

Graciano vazhdon të imitojë Gentën e cila është e pranishme aty duke bërë që të tjerët të qeshin. Edhe Gentjana nga ana tjetër imiton Gracianon duke përdorur disa shprehje tipike të tij. Duke u ngacmuar, ata fillojnë të kujtojnë momentet e hyrjes në shtëpinë e Big brother. Graciano imiton Gentën në momentin e startimit të edicionit kur Arbana prezantoi Gentën si banorja e parë e BB5. Gentjana imiton Metin dhe fillon të kujtojë momentet e para të futjes së gjithë konkurentëve në shtëpi. “Unë ju prita të gjithëve duke ju uruar mirëseardhjen” thotë Genta. Graciano dhe Anila ia kthejnë me ironi “shyqyr që të kishim ty. Tu shtoftë jeta! Marrsh ditë nga ditët tona në Big Brother” thonë ata duke folur si Genta. 

Më pas Graciano kujton edhe një herë momentet e surprizës që Vëllai i Madh i bëri atij duke e njoftuar nga televizori se ai ishte konkurenti i radhës në BB5. Graciano thotë se ai ishte një moment shumë emocionues për të. 
E ndërsa ata kujtojnë emocionet që kanë përjetuar gjatë përzgjedhjes së tyre si konkurentë në BB, në kuzhinë gatuhet dreka dhe bisedat zhvillohen rreth ushqimeve.


top channel

Advertisement