Genta-Metit “Je njeriu më antipatik këtu brenda”

Gentjana dhe Meti ndodhen në kuzhinë. Në një moment Genta i thotë Metit “ti je njeriu më antipatik këtu brenda” duke iu referuar hatërmbetjes së tij për shkak se ajo e preku në fytyrë. Meti i thotë se ai e ka fytyrën shumë të ndjeshme dhe për këtë arsye nuk lejon askënd që ta prekë. Genta fillon ta ofendojë për të krijuar debat, por Meti ia kthen me ironi. 

“Për mendimin tim, mosha jote reale është 15 vjeç” i thotë Genta Metit dhe ai ia kthen “po tash sa kam hy në klasë të parë”. Genta vazhdon me ngacmimet e saj, por Meti fillon e këndon. Gentjana i kërkon që të mos këndojë sepse po e acaron dhe Meti i thotë “mos m’thuj ndalu, se atëherë unë nuk ndalem”. Genta i thotë se ai është personi i vetëm që ajo nuk e duron dot në shtëpi, por Meti qesh dhe fillon të këndojë. 
Gentjana i thotë Metit se sot do të ankohet te vëllai i Madh që Meti të mos i bëj masazhe. “Masashet e mia të bëjnë që ta mbash trupin drejt” i thotë Meti Gentës. Genta ia kthen “duart e tua nuk kanë asnjë efekt mbi mua” dhe Meti vazhdon më tej “duart e mija kanë efekt magjik”.

Të dy ngacmohen për një kohë të gjatë dhe më pas Genta i propozon që të bëjnë një marrëveshje që për një orë të sillen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe pastaj si zakonisht. Meti i thotë se nuk mundet të sillet ndryshe me Gentën. Gentjana i afrohet Metit dhe fillon t’i bëjë masazh dhe kështu debati i tyre përfundon, megjithse ngacmimet e herëpashershme vazhdojnë mes tyre.


top cahnnel

Advertisement