Gentiana “Metin e kam parë si shok”

Ndërsa disa prej banorëve kanë shkuar për të fjetur gjumë, disa të tjerë janë ende në sallon duke diskutuar. Gentiana është ulur afër Albulenës dhe fillon të flasë me të në lidhje me Metin. Gentiana kërkon që të ketë një shok të mirë brenda shtëpisë, por kriteri i parë është që ai të jetë i pjekur. Gentiana nuk e shikon Metin si një shok të mirë dhe i sqaron Albulenës se ajo ka qenë duke e parë si shok dhe si asgjë më shumë, pavarësisht se është munduar shpesh të bëjë shaka, lidhur me të. 

Më pas ajo i afrohet Metit, i cili është duke ngrënë darkë dhe i kërkon që ta puthë në faqe. Pasi merr puthjen, qesh dhe largohet.

Banorët fillojnë të diskutojnë së bashku për çështje të përgjithshme të historisë. 
Gentiana kthehet nga Anila dhe i thotë se i pëlqen për faktin se ka shpirtin e debatit, gjë e cila u mungon banorëve të tjerë. 

Gentiana është shqetësuar nga zhurma e zgjimit të mëngjesit dhe e “kërcënon” Edgarin duke i thënë: “Edi, nëse më vjen nesër me tenxhere, do të ta bëj kokën paçe në tenxhere”. Edgari e shmang me shaka, duke i thënë se nesër do të marrë tiganin.


top channel

Advertisement