Flasin për shtëpinë e Big Brother; Shaka dhe të qeshura

Pasi mbaron debati midis Gentës dhe Metit, Arjola shkon dhe e përqafon Metin, duke u ulur në prehrin e tij, për të bërë “xheloze” Gentianën.
Gentiana hedh batuta për ta prekur, duke i thënë se ajo është e bukur, por në krah të Metit, i fashitet bukuria. Banorët i dëgjojnë, duke qeshur. 

Pas shakave dhe të qeshurave me njëri-tjetrin, banorët fillojnë të bisedojnë për shqiptarët emigrantë në SHBA dhe në shtete të tjera në botë. Liami mendon se shqiptarët në SHBA nuk paragjykohen thuajse asnjëherë, ndryshe nga vendet e tjera, të cilat i shikojnë gjithmonë me dyshim. 

Tre djemtë, Meti, Elvisi dhe Ermali, veshin kostumin e kuzhinierit dhe shkojnë në kuzhinë për të gatuar. 

Floriani, Liami dhe Gjoni rrinë te pishina, afër zjarrit dhe fillojnë të bëjnë shaka. Liami thotë se ç’mund të ndodhte, nëse ai do të tentonte të kalonte murin. Djemtë hamendësojnë dhe fillojnë të imagjinojnë situatën. Ata janë të sigurt se një gabim i tillë, do të bëntë automatikisht përjashtimin nga kjo eksperiencë. Më pas djemtë flasin për aredimin e shtëpisë. Liami thotë se do të ishte më bukur, sikur shtëpia të kishte larmi ngjyrash.

Më vonë, “kuzhinierët” shtrojnë tavolinën dhe të gjithë fillojnë të ulen për të darkuar.

Advertisement