Genta-Elvisit: “Dëgjova një thashethem, je i martuar?”

Genta dhe Elvisi dalin afër pishinës e fillojnë të flasin. Ndërkohë që ka që ditën e djeshme që në shtëpi qarkullon lajmi se Elvisi është i martuar, por nuk i ka treguar askujt, madje as në audicione. Kjo është një lojë nga ana e Elvisit, e cila ka shkuar edhe në vesh të Gentianës, e cila nuk duron më gjatë dhe e pyet nëse është i vërtetë ky thashethem. Elvisi luan rolin sikur po e dëgjon për herë të parë dhe çuditet se ku e ka dëgjuar ajo këtë thashethem. Elvisi bën sikur preket dhe i vjen keq nga ajo që dëgjon. Ndërsa Genta mundohet ta qetësojë, duke i thënë se ai nuk ka pse të ndihet keq, madje edhe nëse do të ishte e vërtetë, nuk kishte asnjë problem për asnjërin. 

Elvisi e pyet se çfarë mendon ajo, për vërtetësinë e thashethemit dhe Genta shprehet se është e bindur që ai është i martuar, duke u nisur nga sjellja e tij. Gentës i vjen çudi që Elvisit nuk i pëlqen asnjëra nga vajzat dhe këtë fakt ajo e lidh me vërtetësinë e thashethemit. “Mund t’i bëj përvete një herë njërën, një herë tjetrën”, shprehet Elvisi, ndërsa Genta nuk vonon ta pyesë: “Po mua kur do të më bësh përvete?”. Elvisi ndërron temë dhe e pyet nëse ajo mund t’i prezantojë ndonjërën nga shoqet e saj. Genta thotë se ka shumë shoqe të mira, por mund t’ia prezantojë vetëm nëse ai nuk është i martuar. Elvisi e merr të mirëqenë faktin që është i martuar dhe i kërkon që t’ua tregojë shoqeve që ai është i martuar. “Nuk jam gjenduar ndonjëherë në një situatë të tillë”, shprehet Genta, ndërsa Elvisi e nxit duke i thënë se fakti që po ndeshet me diçka që s’e ka provuar është interesant. 

Advertisement