Elvisi kërkon një diskutim mbi thashethemin; Genta i kërkon ta shtyjë

Elvisi është kurioz ta marrë vesh se nga cili prej banorëve e ka mësuar Genta atë thashethem, por Genta nuk pranon të nxjerrë emra. Ajo thotë se e ka dëgjuar nga dikush padshje dhe i bën të ditur atij se nëse ia ka treguar dikujt historinë e jetës së tij për ta provokuar nëse do ta mbajë sekretin, duhet të jetë i sigurt se tashmë atë sekret e di e gjithe shtëpia dhe ai person e ka tradhtuar. “Je e sigurt?”, e pyet Elvisi, ndërsa Genta tregon siguri duke thënë se derisa ajo e dëgjoi dhe i tha dikujt tjetër, lajmi do të jetë hapur. 

Elvisi vazhdon te mbajë lojën, duke u shtirur si i nxehur nga historia dhe vijon të thotë: “Nëse e dëgjoj edhe nga dikush tjetër, dua që ta diskutojmë të gjithë se bashku, se unë s’ia kam thënë askujt”. Genta këmbëngul, duke treguar siguri se ai ia ka treguar dikujt historinë, me qëllim për ta provokuar.

Pak më vonë atje shkon Meti, i cili kërkon që të mësojë mbi bisedën, por dy banorët refuzojnë që t’i tregojnë.

Gentiana i kërkon që këtë bisedë ta lenë me kaq dhe ta ezaurojnë pas së shtunës, nëse do të vazhdojnë të jenë ende në shtëpi.


top channel

Advertisement