Ermali: “Genta përpiqet të humbasë në ujëra”

Biseda midis dy djemve vazhdon ende. Erioni jep opinionin e tij për Gentën, duke thënë se nuk i duket njeri me sjellje të shtirura, ndërsa Ermali mendon krejt të kundërtën. Ai ka vënë re se Genta sillet sikur ka informacion për temat që thjesht ka dëgjuar, dhe sillet si naive për ato që i di. Ai e shikon si mënyrën e saj të të luajturit brenda shtëpisë. “Kjo përpiqet të humbasë në ujëra, duke e quajtur ne si budallaçë ose naive”, shprehet Ermali. Ai mendon se asnjëri prej banorëve nuk e gjykon për veprimet e saj, sepse ajo e ka bërë veten që të duket e tillë. 

Banorët brenda argëtohen duke qeshur me Liamin, i cili luan rolin e një fallxhoreje që shikon filxhanin. Të gjithë banorët kërkojnë që ai t’ia shikojë filxhanin dhe qeshin duke dëgjuar batutat e tij. 

Erioni e pyet Ermalin e ku punon dhe me çfarë tjetër merret. Ermali tregon se është pjesë e një shoqate, që përbëhet nga shumë aktivistë, të cilët trajtojnë problematika të ndryshme. Ermali tregon se është duke jetuar me prindërit dhe të ardhurat i ndan me ta. Ndërsa Erioni tregon se jeton prej shumë kohësh larg familjes, por i respekton shumë familjarët.


top channel

Advertisement