Ermali: “Genta, shumë e cekët; Liami po përdor strategji”

Ermali mendon se Big Brother ka shumë audiencë, por janë ata që duhet të ruajnë audiencën me mënyrën se si luajnë. “P.sh. Genta me fjalët që përdor është shumë e cekët, se kot mora shembull Gentën”, shprehet Ermali. Erioni mendon se në sjelljen e këtyre banorëve si Gentiana ndikon ehde mosha, por Ermali nuk ëhstë shuëm dakord. Ermali mendon se secili e ka të rrënjosur karakterin e tij. “Mendoj se janë hapur shuëm shpejt dhe kanë zënë pozicion që tani”, shprehet Ermali. 

Ermali tregon pakënaqësi ndaj banorëve, ku veç Gentës përmend edhe Liamin. “Si p.sh Armandoja, i bën veprimet kot duke qeshur”, shprehet Ermali, duke thënë se këto veprime nuk i pelqejnë. Ai mendon se Liami po sillet mirë, për të pasur relata të mira me banorët. “Ai e bën gjithmonë por do t’ia them, do t’ia heq trurin”, vazhdon të thotë Ermali për Liamin. Ai mendon se Liami ka “frikë” nga sjellja e Ermalit dhe e di që ai shpesh e ngacmon. Por mendon se kjo mënyrë të sjelluri është pjesë e strategjisë së Liamit.

Erioni e shikon ndryshe situyatën, duke thënë se secili ka temperamentine tij dhe mënyrën e tij të të luajturit dhe se asnjëri nuk ka të drejtë që ta gjykojë. “Por ai bën sikur të tjerët s’e kuptojnë. A e ke vënë re se çfarë roli bën?!”, vazhdon të mbrojë mendimin e tij Ermali. 

Erioni ndërron bisëdë, duke filluar të flasë për spektaklin e së shtunës. 

Advertisement