Graciano-Gentës: “Të pëlqen Meti”; Genta: “Nuk më pëlqen të krijoj lidhje në BB”

Disa nga banorët qëndrojnë në oborr duke biseduar për mardhënien që krijohet mes tyre gjatë kohës së qëndrimit ne Big Brother. Genta shprehet se të ndikuar nga koha e gjatë që qëndrojnë bashkë, ka shumë mundësi që të krijohen çifte mes banorëve. Anila shprehet se opinioni i publikut do të jetë që ata do të afrohen shpejt me njëri-tjetrin pasi janë në një moshë. 

Graciano shpreh mendimin se Genta e pëlqen Metin e do të donte të lidhej me të, por Genta përgjigjet se Meti i pëlqen, por jo në aspektin për t’u lidhur. Graciano thotë se ky shpjegim i Gentës nuk qëndron pasi ajo ka tre ditë që shpreh simpatinë ndaj Metit, vetëm nëse e bën për lojë. 

Genta pyet Metin nëse e ka marrë seriozisht faktin që ajo e pëlqen, pasi në të vërtetë e ka thënë për shaka. Më pas Anila pyet Elvisin nëse mendon se mund të krijojë lidhje brenda shtëpisë e ai përgjigjet se mund të ndodhë, e nuk e përjashton si mundësi nëse i pëlqen dikush. Ajo shprehet se djemtë e shtëpisë nuk i pëlqejnë vajzat që janë tashmë në BB, e Ermali përgjigjet se këto do t’a vërtetojë koha e shton se personalisht, nuk është i tërhequr nga aparenca e jashtme e ndonjërës nga vajzat. 

Genta shprehet se mundësia për të patur një lidhje brenda BB është e madh, por ajo nuk do të donte të lidhej, pasi nuk do të kishte mundësi të njohej me banorët e tjerë. Së fundi banorët hedhin supozime për konkurentë të rinj që mund të futen javët na vazhdim e shprehin pritshmëritë e tyre. 




top channel

Advertisement