Përgatisin buxhetin e javës

Banorët janë mbledhur të gjithë në kuzhinë për të pregatitur buxhetin e javës. Në të vërtetë vetëm Anila mungon, e banorët irritohen duke e thirrur disa herë, pasi të gjithë po presin atë. 
Pas pak Edgari u lexon letrën me instruksione, e ardhur nga Vëllai i Madh, për pregatitjen me kujdes të buxhetit. Banorët e fillojnë këtë prçedurë duke u ndarë në tre grupe. Sicili prej tyre përgatit listën me produktet që u duhen. 
Liam e Gjoni dallojnë nga konkurentët e tjerë, pasi shprehen se të gjithë buxhetin që u takon atyre duan ta shpenzojnë me çokollata dhe shumë mish. 
Ashtu si edhe në edicionet e kaluara, porositja e cigareve zë një vend të rëndësishëm në diskutimin e buxhetit. 
Gjatë kohës që përgatisin buxhetin, për një kohë të gjatë, banorët diskutojnë për produktet e shumëllojshme që do të marrin për javën në vazhdim. Ata mundohen që përveç produkteve të domosdoshme, të plotësojnë edhe dëshirat e tyre për produkte të ndryshme për të kënaqur shijen e tyre.


top channel

Advertisement