Elvisi dhe Graciano qëndrojnë në oborr duke biseduar për pjesëmarrjen e tyre ne Big Brother. Graciano shprehet se është arritje e madhe për faktin që ata janë përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij reality show dhe Elvisi pohon.
Elvisi dhe Graciano shprehen se është shumë interesant fakti se publiku do t’i njohë karakteret e tyre e do t’i vlerësojnë, paçka se ata mund të mendojnë se janë pelqyer nga të gjithë, nuk do të jetë kështu.
Më pas Elvisi shpreh dëshirën që gjatë javëve të futen të tjera vajza simpatike, por dhe të zgjuara.
Ndërkohë Gjoni e Meti qëndrojnë në dhomën e gjumit duke biseduar për tema të ndryshme, e mes tyre për rëndësinë e komunikimit në internet dhe fasilitetet e kësaj mënyre. Ai i tregon se për të marrë pjesë në BB ka aplikuar përmes internetit. Meti tregon se i ka pëlqyer gjithnjë ky reality shoë dhe e ka ndjekur shumë. Gjithashtu ai shprehet se kur e kanë telefonuar për të konfirmuar se është konkurent i BB, ai është surprizuar shumë.
top channel
