Disa nga djemtë qëndrojnë në oborr duke bërë bisedat e para në shtëpinë e BB për buxhetin e javës. Elvisi, Edgari, Floriani e Graciano më së tepërmi shfaqin interes për porosinë e cigareve.
Ndërkohë në sallon qëndrojnë Gentiana, Emirjeta, Ermali e Erjoni.Gentiana pyet banorët nëse i ka marrë malli për personat e familjes e Emirjeta i përgjigjet se të gjithë e ndjejnë mungesën e njerëzve të dashur. Erioni shprehet se të gjithë do të donin të kishin kontakt me personat e familjes në këto momente.
Gentiana më pas shprehet se në shtëpi kanë filluar të krijohen grupet e para dhe akuzon Metin se dje nuk i ka folur fare, e ajo do të bëjë të njëjtën gjë me të, nëse Meti nuk ndryshon sjellje. Ajo shprehet se Meti dhe Graciano kanë krijuar një grup, e po kështu po fillojnë të bëjnë të gjithë banorët. Emirjeta ndërhyn dhe thotë se në çdo ambjent krijohen grupe e Genta nuk duhet ta marrë negativisht këtë gjë.
top channel
