Diskutim për organizimin e kohës në shtëpi

Të gjithë konkurentët e shtëpisë së BB ndodhen në sallon duke biseduar. Ata hedhin ide mbi mënyrën se si do ta organizojnë ditën. Edi i mëshon idesë për të hapur tema të ndryshme diskutimi në mënyrë që të njihen më shumë me njëri-tjetrin, e po ashtu të kenë mundësi të argëtohen. Gentiana e ndërpret duke u shprehur se së pari duhet të ndajnë mënyrën e organizimit të punëve. Banorët fillojnë të japin mendimet e tyre për këtë çështje. 

Edi shprehet se sipas tij duhet të caktohen tre-katër konkurentë që do të merren me organizimin e ditës dhe të punëve, ndërsa Floriani shton se më mirë do të ishte sikur këto detyra të ndaheshin mes të gjithë banorëve e jo të kryhen vetëm nga një grup personash. Mbi të gjitha Flori shprehet se banorët duhet të dalin vullnetarë për të kryer detyrat e ndryshme në shtëpi, e jo të detyrohen nga dikush. 
Si përfundim, punët ndahen në këtë formë: Edi do të merret me gatimin, i ndihmuar nga Genta, Liam do të merret me pastrimin, e Flori po ashtu. 

Më pas Graciano, Albulena, Anila dhe Emirjeta komentojnë mendimet e djemve për ndarjen e punëve, e shprehen se nuk u ka pëlqyer qëndrimi i Edit, duke u sjellë si kryetar i shtëpisë. 

Advertisement