Françeska: “Nuk mund të qëndroj me një mashkull xheloz e që më kufizon"


Banorët qëndrojnë në sallon duke biseduar, e duke folur për lidhjet dhe xhelozinë në çift. Françeska thotë për Ermalin se ai është tipik mashkull shqiptar, e Genta shton se Ermali i duket fanatik e madje xheloz në lidhje me Françeskën. Kjo e fundit i thotë Liamit me shaka se kur kërcen, Ermali e sheh me vëmendje që ajo të jetë sa më e kujdesshme.

Liami shton se këtu brenda Françeska nuk ka kuptuar ende asgjë ajo, por kur të dalin jashtë, Ermali do ta tregojë karakterin e tij të vërtetë pasi këtu është i ndrydhur. Françeska përgjigjet se Ermali i vë në dukje dhe veshjet e saj, e kur e bën këtë gjë brenda mureve të BB, imagjino si mund të jetë jashtë. Genta i thotë Ermalit: “Ç’je një ti, do ia nxish jetën Françeskës” e kjo e fundit thotë se Ermali dëshiron të ketë në krah një femër të kuruar.

Françeska shton se nga ana tjetër ajo nuk qëndron dot me një person që është xheloz dhe i vë kufizime, pasi nuk e ka ndjerë këtë presion as nga babai i saj. Genta i thotë Françeskës se po i bie pragut që të dëgjojë dera, duke nënkuptuar se ajo po i thotë këto gjëra për të dëgjuar Ermali. Ky i fundit përgjigjet me nënkuptim: “Epo Françeska nuk e di që dera është e mbyllur e nuk dëgjon njeri”.

Së fundi, Françeska i thotë Ermalit: “Një nder dua të të kërkoj. Të lutem mos më tradhëto. Banorët vazhdojnë të bisedojnë për mardhëniet në çift e si sillen ato dhe çfarë kërkojnë nga një lidhje.

Advertisement