Erjoni: Do e godisja me grusht Genten nese do ishte mashkull


Erjoni, i eliminuari i fundit nga Big Brother, foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në emisionin 'Fan Club'.

“Ishte një arritje e madhe për mua dhe jam i kënaqur. Nuk e prisja të qëndroja kaq gjatë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë”, ishin fjalët e para të Erjonit, i cili shpjegoi edhe një debat të ashpër që ka pasur me Gentën gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Me Gentën pata një debat të fortë sepse më shau nga nëna dhe nëse do të ishte mashkull do të ziheshim me grushta. Nuk më interesonte se isha në shtëpinë e Big Brother, por do e qëlloja”, theksoi Erjoni.

“Izolimi në shtëpi pa kontakt me të tjerët bën që emocionet dhe ndjesitë të jenë më të forta dhe është më e lehtë të humbësh kontrollin”, shton më tej banori më i fundit i larguar nga Big Brother.

Përsa i përket marrëdhënies së tij me Klaudian, Erjoni deklaroi: “Nuk kam folur ende me të sepse sapo kam dalë. Gjërat do të sqarohen dhe raporti ynë ishte vetëm një puthje për 6 cigare. Nuk ka ndodhur asgjë tjetër mes nesh.”

Në përfundim vjen autokritika dhe një vlerësim për finalistët e Big Borther: “Mendoj se nuk kam dhënë aq sa duhet në këtë lojë. Ermalin e shoh si fitues sepse nuk ka përdorur lidhjen për të përfituar në lojë, ashtu siç ka bërë edhe Françeska. Arbri dhe Liami do të vinte koha të ziheshin. Arbri është më i sinqertë, ndërsa Liami të përdor.”/Top Channel/

Advertisement