Gentiana E “Big Brother”: Me Rrihte I Dashuri, Nuk Ndahesha Se Me Bente Dhurata



Gentiana, vajza nga Devolli, eshte nje nga banoret me interesante dhe me te perfoluara te ketij edicioni te peste te “Big Brother”. Qe naten e pare te spektaklit ajo u vecua nga banoret e tjere dhe ra menjehere ne sy per natyren ekspresive dhe pa komplekse, per batutat dhe per te foluren e vecante. 

Por mesa duket, Gentiana ishte mjaft e “famshme” qe perpara se te hynte ne “Big Brother”. Te nesermen e spektaklit, ne rrjetin social Facebook, kishte shume nga ato qe thonin qe e njihnin Genten per shkak te faktit se Genta ka qene shume aktive ne kete rrjet, neper faqe te ndryshme te tij.
Shume shpreheshin per natyren gazmore  dhe batutat plot humor te Gentes. Por ajo qe na beri pershtypje dhe ne te njejten kohe na e solli ne mendje edhe neve me mire Gentianen eshte historia qe ajo vete ka treguar vetem pak kohe me pare nga nje ne keto faqe. Behet fjale per nje histori te trishte dhune.
Ka qene vete Genta qe ka treguar per nje lidhje abuzive me ish – te dashrin e saj, i cili ushtronte dhune te vazhdueshme. Lidhja ka zjatur ne kohe dhe arsyeja perse Genta ka qendruar me te ka qene fillimisht dashuria, por edhe fakti qe ai i bente shume dhurata.
Sic eshte shprehur vete Genta ne nje debat te bere ne faqen ne Facebook te nje reviste mode, ish-i dashuri, pasi ushtronte dhune i shkonte gjithnje me dhurata te shtrenjta dhe Genta e falte. Gjithsesi tani kjo histori ka kaluar, ajo pranon qe nuk ndihet aspak krenare per zgjedhjen dhe sjelljen qe ka bere.
Nuk e dime nese ajo do te kete guximin te pranoje kete histori brenda shtepise apo te flase e te tregoje eksperiencen e saj, por ne do te donim qe ta bente kete gje, pse jo per te dhene edhe nje mesazh per te gjitha vajzat e tjera qe mund te jene gjendur apo gjenden ne pozitat e Gentes.
PALOMA

Advertisement