Françeska E “BB5” Kete Te Shtune Jashte Shtepise?


Anila, Françeska dhe Elvisi janë tre banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, të cilët janë në nominim, kështu njëri prej tyre duhet të dalë nga shtëpia e famshme e “BB5”. 



Natyrisht, sipas lojës së këtij spektakli do të jenë teleshikuesit ata që duhet të votojnë, ndërsa në një sondazh që është bërë në internet, është vlonjatja e bukur më shumë e votuar për të dalë nga “Big Brother”, ndërsa më tej më pak e pëlqyer ishte Anila, dhe më pak mundësi kishte gjakovari, Elvisi.
Ndërsa, në lojën që po zhvillohet në këtë reality-shou, Françeska vazhdon të fokusohet me dashuriçkën e saj ndaj Ermalit. Por, a do të dalë me të vërtetë bukuroshja të shtunën? Nesër, përgjigjja pas orës 20:45 në “Top Channel”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Advertisement