Meti, Floriani dhe Anila, dalin jashtë dhe Meti fillon të flasë për veten. Ai thotë se është i mërzitur dhe ka nevojë të flasë me dikë, duke filluar të flasë për veten. Meti tregon se ka vuajtur në jetë dhe se ka kaluar shumë vështirësi. Atij i ka vdekur i ati i ri dhe i ka munguar gjithmonë. Ai e konsideron veten më të pjekur se bashkëmoshatarët e tij. “Unë s’dua të dal me shumë vajza, por të kem një shoqe jete”, thotë Meti. Ndërsa Graciano dhe Anila kanë gjetur veten te fjalët e tij dhe i thonë se sa herë që ta ndiejë të nevojshme, mund të flasë me ta, sepse ata kanë përjetuar shumë gjëra të ngjashme dhe e kuptojnë shumë mirë.
Genta dhe Arjola, rrinë bashkë në sallon. Genta i tregon se natën e sotme Graciano, Anila dhe Meti kanë qarë të tre, të prekur nga një histori e Metit, e cila i ka kujtuar histori personale të tyre. Më pas Genta i tregon për debatin që ka bërë me Edin dhe për ofendimin që ai i ka bërë duke i folur me fjalë shumë të rëndë. Ajo thotë se Mandi dhe Gjoni e kanë përkrahur, duke folur me Edin lidhur me këtë zënkë. Genta tregon se është prekur shumë dhe ka qarë pas fjalëve që dëgjoi nga Edgari. Arjola i jep të drejtë Gentës dhe nuk e justifikon sjelljen e Edgarit.
top channel
