Genta i kërkon mendim Liamit

Pas debatit, banorët fillojnë të diskutojnë, të ndarë në grupe. Genta rri afër Liamit dhe fillon t’i flasë atij për veten. Ajo thotë se e mban shumë gjatë inatin, por sipas Liamit, kjo nuk ndikon për mirë sepse pastaj nuk mund të jetë në gjendje për të debatuar. Ajo e sqaron atë që ka dashur të thotë, duke vazhduar: “P.sh unë u zura me Edgarin, por vazhdoj t’i mbaj inat”. Ajo i kërkon mendim Liamit, lidhur me sjelljen që duhet të ketë ajo ndaj Edgarit. Liami mendon se është Edgari ai që duhet t’i kerkojë të falur më përpara. “Ai po tregon papjekuri, përderisa arrin të afendojë aq shumë”, thotë Genta. 

Edgari dhe Emirjeta bisedojnë së bashku për ndoshi që u kanë ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother, pa u shqetësuar nga banorët e tjerë. 

Pak më vonë, disa prej banorëve ulen në tavolinë për të darkuar. Gentiana fillon të hedhë batuta për Metin, i cili qëndron indiferent, por ai i bezdisur, vazhdon të mos i flasë dhe të përshpërisë diçka nëpër dhëmbë, lidhur me të. 

Genta dhe Liami, vazhdojnë të bisedojnë edhe pas darkës. Liami flet për varësen e tij, duke treguar se ia ka blerë i vëllai para 8-9 vjetësh dhe ai nuk e ka hequr asnjëherë nga qafa. 

Disa banorë të tjerë argëtohen në pishinëme njëri-tjetrin.


top channel

Advertisement