Genta e mërzitur, shan të tre djemtë e provës

Në dhomën e gjumit vazhdon debati që nisi fillimisht midis Liamit dhe Ermalit, por që më vonë u zgjerua edhe te konkurentët e tjerë. Në debat përfshihen edhe Arjola, Graciano e Gjoni të cilët mundohen që t’i sqarojnë Ermalit, se Liami kishte të drejtë, por Ermali insiston në idenë e tij duke e mbrojtur atë me forcë. 
Pas një kohe të gjatë debatesh e komente rreth tij, situata qetësohet dhe bisedat zhvillohen për tema të tjera. 

Gentjana e cila ndodhet pranë Edgarit, Liamit dhe Gjonit, në një moment thotë se është shumë e mërzitur. Ajo shan tre djemtë e provës, Ermalin, Elvisin dhe Metin duke thenë se të tre janë shumë interesaxhinj ndaj saj. Edi e pyet për arsyen e mërzitjes së saj ndaj Elvisit, Ermalit dhe Metit dhe Genta shton më tej “Vetëm kur është momenti i provës afrohen me mua”. 

Edi i thotë Gentës se ndoshta ajo ndonjëherë dëshiron që të ketë mundësinë që t’i largojë të tre djemtë nga shtëpia dhe Genta konfirmon duke i thënë se është pikërisht kështu. 
Gentjana bën shaka me Edgarin dhe i thotë se do të dëshironte që të kishte në dorë edhe fatin e tij, jo vetëm qëndrimin e Ermalit, Elvisit dhe Metit. 
Edi ia kthen po me shaka duke i thënë se ajo do ta këtë edhe fatin e tij në dorë shumë shpejt, duke iu referuar nominive. 

Më pas Gentjana diskuton me Liamin dhe Ermalin dhe u thotë që të mos diskutojnë më tej temën për DJ sepse kjo gjë e lodhi shumë. 
Në këtë moment një tjetër debat lind midis Anilës dhe Liamit.


top channel

Advertisement