Françeska flet për veten, duke thënë se të gjithë banorët mendojnë se ajo është naive, për vetë faktin se është më e vogla brenda shtëpisë, por në fakt ajo do të përdorë edhe strategji, për ata që e meritojnë, sipas saj.
Arbëri e pyet se çfarë mendimi ka për të me aq sa e njeh dhe Françeska përgjigjet, duke thënë se mendon që ai është tip inteligjent, ka zemër të mirë, por ajo që është më e rëndësishmja, ai është më mëntalitet ndryshe dhe se kjo gjë asaj i pëlqen.
Arbëri është kurioz të dijë se sa lidhje ka pasur Françeska, por Françeska refuzon të përgjigjet sepse mendon se prindërit e saj do të jenë ende zgjuar dhe mund ta dëgjojnë, ndërkohë që ajo tregon. Françeska tregon me zë të ulët se lidhja e parë për të ka qenë kur ajo ka qenë 14 vjeç, ndërsa ish i dashuri i saj, 16 vjeç.