Erioni, Arbëri dhe Ermali janë duke diskutuar për politikat që ndiqen në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera dhe për mangësitë në të gjitha fushat e jetës, për shkak të qeveritarëve, të cilët bëjnë një qeverisje jo të mirë.
Françeska i tregon Vlashit për kompeticionet, në të cilat ka marrë pjesë dhe shprehin ankesat e tyre, pasi nuk paguhen mirë, për pozimet që kanë bërë.
Banorët në dhomën e gjumit, nxjerrin pijët që kanë fshehur më parë. Klaudja thotë se edhe ajo ka fshehur disa ushqime, por nuk do t’i nxjerrë akoma e kështu banorët fillojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
Disa prej banorëve shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen nëpër krevatet e tyre, duke u bërë kështu gati për të fjetur gjumë, në pritje që Vëllai i Madh të fikë dritat.