Për Gracianon, nuk ka klip prezantimi pasi hyrja e tij ishte surprizë. Megjithatë për ta njohur, Graciano është 20 vjeç, vjen nga Tirana dhe është balerin. Ai ka patur një sërë eksperiencash televizive. Njeriu më i rëndësishëm për të është nëna e tij, me të cilën nuk mban asnjë sekret.
Graciano është nëj djalë me një karakter të jashtëzakonshëm. Nëna e tij, Ornela, e ka lindur në moshë fare të re, kur ishte vetëm 16 vjeç. Praktikisht ata janë rritur bashkë. Pas ndarjes me bashkëshortin, Ornela ka bërë gjithçka që Gracianos mos t’i mungojë asgjë. Një nga gjërat më të çmuara për Gracianon është një varëse që ia ka dhuruar e ëma, dhe është shumë e rëndësishme për të.
Arbana e fton Gracianon të shkojë në dhomën e rrëfimeve, sepse ka diçka për të. Aty gjendet varësja e dhuruar nga e ëma dhe ai shprehet se varësja është diçka shumë e shtrenjtë për të dhe e ka marrë dhuratë për 18-vjetor
burimi top-channel
