Nuk i ka rezistuar më gjatë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother Albania 5, Besarda.
Edhe pse për banorët e Big brother Albania, ka qënë një ëndër dhe diçka shumë e rëndësishme përjetimi i eksperiencës në BB, duket se nuk ka ndodhur kështu për Besardën, vajzën e cila hyri në shtëpi si vajza e produksionit që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin.
Besarda është shprehur se dëshironte të dilte jashtë shtëpisë sepse nuk ishte mësuar të jetonte në këtë mënyrë, e izoluar nga realiteti dhe larg nga jeta e saj jashtë shtëpisë.
Pas bisedave me në dhomën e rrëfimit Vëllai i Madh, ka vendosur që Besarda të dalë jashtë Big Brother duke humbur kështu një mundësi të madhe për të jetuar një aventurë të bukur, por edhe për të fituar çmimin e madh final.
Pasi del nga dhoma e rrëfimit, Besarda takon konkurentet duke u uruar suksese dhe u thotë se për arsye personala ajo po largohet nga shtëpia.
