Edgari: “Genta nuk bën punë shtëpie”

Liami dhe Gentiana flasin me njëri-tjetrin, duke treguar histori që u kanë ndodhur, jashtë shtëpisë. Ata flasin për besimin që duhet të jetë në një lidhje dhe për mendtalitetin shqiptar, i cili ndryshon edhe nga ai në Kosovë. 

Më vonë, Liami vendos të flejë, ndërsa Gentiana shkon në sallon, duke u bashkuar me banorët e tjerë. Disa prej tyre ulen në tavolinë për të darkuar. 

Edgari, Erioni, Ermali dhe Floriani rrinë bashkë të tavolina. Edgari u thotë djemve se nuk e ka parë asnjëherë Gentën që të merret me punët e shtëpisë dhe mendimin e tij e përkrah edhe Ermali. “Ka qenë e zënë me provën tonë”, thotë me ironi Ermali. Ndërsa Floriani është i mendimit që të vendosin një rregull për pastrimin, sepse në këto momente vetëm dikush që mund të dalë vullnetar mund të merret me pastrimin. 

Genta del jashtë dhe i kërkon të falur Metit që e ka mërzitur. Më pas ajo i tregon për debatin që ka pasur me Ermalin. Banorët flasin për spektaklin e sotëm dhe për vendimin që do të marrë Genta, lidhur me banorin që do të vendosë të nxjerrë jashtë. 


top cahnnel

Advertisement