Biseda mes Arjolës dhe Gentës; Ermali, koment rreth debatit

Liami dhe Gjoni flasin te pishina, duke treguar histori nga njëri-tjetri. Liami flet për të dashurën dhe thotë se është i sigurt që ajo është duke e parë, sepse është me pushime. 

Arjola dhe Genta vazhdojnë të flasin me njëra-tjetrën. Genta tregon se është ndier shumë keq kur i ak thënë Liami se si do të ndihej ajo nëse Liami do të dilte nga shtëpia, ehe pse kanë pak ditë që njihen. Vajzat tregojnë për zënkat dhe keqkuptimet që mund të kenë pasur me banorët, por mendojnë se nuk do të kenë zënka me njëra-tjetrën. Arjola tregon se ka shumë mospërputhje me Anilën dhe se nuk mund të kuptohet për pothuajse asgjë me të. 

Tek vajzat afrohet Ermali, i cili është akoma i nxehur nga debati që kanë bërë më parë. I mundohet ta sqarojë, duke i bërë të ditur se ajo ka folur gabim dhe se ai nuk është duke përdorur ndonjë strategji. Genta nuk e ndien veten mirë për debat, sepse është e lodhur dhe i kërkon që ta përfundojnë bisedën ditën e nesërme. 

Nga ana tjetër, disa nga banorët me në qendër Edgarin, thurrin plan që t’i bëjnë një lojë Liamit, duke ia lidhur krevatin me një lak dhe t’ia ngrenë lart, në mënyrë që ai të trembet. 


top cahnnel

Advertisement