Edgari dhe Emirjeta qëndrojnë për një kohë të gjatë në zonën pranë pishinis dhe bisedojnë. Ndër të tjera Emirjeta tregon për djalin e saj, ndërsa Edgari diskuton me të për mënyrën e duhut të edukimit të një fëmije.
Edhe pjesa tjetër e banorëve që ndodhen në kuzhinë diskutojnë mes tyre për darkën dhe mënyrën e të gatuarit. Herë pas here ka edhe debate të vogla mes tyre.
Kështu Ermali debaton me Erjonin pasi nuk i pëlqen se si ky i fundit gatuan.
Minutat kalojnë dhe më në fund darka është gati dhe banorët ulen të hanë darkë. Mirëpo jo të gjithë ndodhen në tavolinë.
Një ndër ta është edhe Edgari i cili për këtë arsye bëhet edhe objekt thashethemi tek konkurentët e tjerë.
Arjola fillon të flasë për Edgarin dhe thotë se atij nuk po i pëlqen mënyra se si po organizohen gjërat në shtëpi dhe u kërkon edhe banorëve të tjerë që të kenë kujdes në mënyrën se si sillen me Edin. Ajo thotë se i vjen keq për Edin sepse nuk ka ngrënë asgjë gjatë gjithë ditës. Ndryshe nga Arjola Anila thotë se atyre nuk ka pse t’u vijë keq për Edin pasi ky i fundit nuk është fëmijë dhe mërzitet.
top channel
Home
Big Brother Albania 5
Biseda e thashetheme
