Zbulohet lidhja e Klaudias dhe Metit të BB5


Vajza simpatike e këtij edicioni të “Big Brother”, Klaudja Veseli, ka nisur një histori të bukur dashurie. Ajo është lidhur me Metin, modelin  nga Kosova. Në fakt të gjithë u habitën kur pas daljes nga loja Klaudia qëndroi për disa ditë në Kosovë, por askush nuk mendoi që ata të dy ishin lidhur.



U desh që të dilte edhe Erjoni nga ky edicion, i cili ishte i pari që pohoi se tanimë Klaudia ishte një shoqe e mirë për të dhe se ishte e lumtur në lidhjen e re që kishte krijuar. Kurioziteti na bëri që të mësonim se kush ishte i dashuri i saj dhe e zbuluam.

Meti dhe Klaudia janë duke jetuar një histori të bukur dashurie dhe ne u urojmë që të jetë një ndjenjë e cila do të zgjasë në kohë. Faktin që ata janë të lidhur e kemi mësuar nga njerëz që janë afër çiftit, ndërsa Klaudia ka thënë se nuk do që të flasë për jetën e saj jashtë shtëpisë së BB5. Ndërkohë, brenda, mes Kaludias nuk kishte asnjë lloj pëlqimi, të paktën jo të evidentueshëm nga kamerat.Gjithçka ka nisur nga miqësia e tyre jashtë dhe simpatia në fund ka fituar. Klaudia dhe Meti janë ndër banorët e parë që krijojnë një lidhje pas daljes nga loja e Big Brother, ku shpesh historitë diskutohen për vërtetësinë e tyre. Ajo që mund të themi me bindje në këtë rastështë se asnjëri prej të dyve nuk është duke bërë lojë, për të fituar një çmim. MAPO

Advertisement