Noçja ditën argëtohet me Ervinin e natën me Dritanin


Ajo kishte vendosur të largohej nga vëmendja mediatike, por si duket nuk i pëlqen jeta pa zhurmë. Noçja është ajo që zgjon interes gjithmonë. Vajza e
njohur e BB këto ditë po merr rreze dielli në shoqëri të Ervin Sinjarit, ish-banor i “BB4” dhe ish-i dashuri i Ermelës. Ata kanë publikuar foto të cilat i kanë realizuar në
pishina.Mes tyre po shihet nje afrimitet i madh, aq sa mund të mendohet se Noçja dhe Ervini kanë krijuar
një
lidhje intime. Ervini këto foto të postuara në facebook i ka cilësuar si foto me të fejuarën, ndërsa poshtë tyre kanë vijuar komente të shumta lidhur me ditët e pushimit që janë duke kaluar ai me Noçen...


Gjithsesi ata duken shumë bukur në shoqëri të njëri-tjetrit e pasi janë akoma ‘’single’’, nuk duhet të çuditemi
nëse një miqësi të mirë e kthejnë në lidhje dashurie.Por këto nuk janë të vetmet momente zbavitjeje për Noçen, pasi ajo ditën bën plazh me Ervinin, ndërsa natën i rezervon vetes argëtim me nje tjetër djalë, edhe ky ish-banor i “Big Brother”, Dritani.Pra, mund të themi me plot gojë se Noçja di ta shijojë jetën në maksimum.  PanoramaPlus

Advertisement