Erioni uron të gjithë punëtorët që sot kanë festë, e Françeska uron Tanin e Erionin për këtë festë. Ai uron Gertën për festën e sotme e ajo përgjigjet se nuk ka punuar asnjëherë deri më tani, e Erioni e pyet sa vjeç është ajo. Gerta përgjigjet se është 23 vjeç e Erioni çuditet që ajo nuk ka punuar asnjëherë, e Graciano ndërhyn duke shprehur habi gjithashtu.
Gerta i kundërpërgjigjet Gracianos për cilësimin që i ka bërë për faktin që nuk ka punuar asnjëherë e shprehet se ka qenë me studime gjatë gjithë kohës e nuk ka mundur të punojë.Graciano i thotë se në njëfarë mënyre ajo ka jetuar në kurriz të të tjerëve, por Gerta kundërshton. Françeska thotë se ka shumë vajza që janë në shkollë e gjithashtu punojnë.Gerta thotë se kjo është për t’u vlerësuar e Graciano shton se treçereku i moshatarëve të tyre janë në punë e në shkollë, gjithashtu. Gerta shprehet se për femrat, puna është më delikate, por Françeska e Graciano nuk bien dakort me këtë mendim.Gerta u tregon se ka sakrifikuar për shkollën pasi e ka kryer në Maqedoni dhe shkonte dhe vinte tre herë në javë prej atje. TCH