Genta Fotot e mia jane montazhe, “Rubensin do ta hedh në gjyq e do ti marr 500 milionë”


Liami ngacmon Gentën për finalen e për momentet kuar ajo të dalë jashtë e të takojë Rubensin.Genta thotë “Rubensin nuk e takoj më asnjëherë, e kam seriozisht” Liami nuk e beson këtë gjë, pasi Genta gjithmonë ka shprehur se e donte shumë Rubensin dhe e ka përmendur si dashurinë e jetës së saj. “Jam shumë e sigurtë që ai i ka bërë të tëra, e sidomos tani që familja ime i kishte kaluar të gjitha me stres, nuk e fal” thotë Genta për Rubensin. Më pas ajo shton “nuk i them dot tani ca gjëra, por gjërat do të merren vesh kur të dalim jashtë”.Liami i thotë Gentës “mendon se ai i ka nxjerrë fotot?” e Genta i përgjigjet “nuk e mendoj jam e sigurtë që i ka nxjerrë ai” e më pas shton “unë kam bërë foto, por jo ndonjë gjë të madhe, por kam frikë se ai rri në shtëpi me një profesionist në montazhin e fotove e nuk e di se çfarë mund të ketë bërë, prandaj ia kam frikën”. Genta tregon se një mik i saj dhe i Rubensit ka bërë edhe më parë montim fotosh sepse ia ka bërë një gjë të tillë edhe një vajze tjetër. Ajo thotë se ka frikë se vetëm ai e ka prekur kompjuterin e saj ku ajo mban fotot dhe thotë se ka dalë në pozicione të ndryshme, por jo e zhveshur.
Françeska i thotë Gentës se duke qenë se titujt e gazetave flisnin për foto nudo të Gentës, ndoshta do të ketë foto të tjera që ajo nuk i ka parë. Genta i thotë me nervozizëm “nuk e di, po vetëm nëse e ka bërë Rubensi do ta hedh në gjyq e nja 500 milionë do t’i marr”. Më pas ajo thotë se meqenëse nuk është e sigurtë nuk do të thotë më gjë pa dalë jashtë mohon se ka bërë foto nudo.  TCH

Advertisement