Biseda të ndryshme midis banorëve


Banorët në dhomën e ndenjes vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, të grupuar në grupe, duke diskutuar për tema të ndryshme.

Erioni, Arbëri dhe Ermali janë duke diskutuar për politikat që ndiqen në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera dhe për mangësitë në të gjitha fushat e jetës, për shkak të qeveritarëve, të cilët bëjnë një qeverisje jo të mirë.

Françeska i tregon Vlashit për kompeticionet, në të cilat ka marrë pjesë dhe shprehin ankesat e tyre, pasi nuk paguhen mirë, për pozimet që kanë bërë.

Banorët në dhomën e gjumit, nxjerrin pijët që kanë fshehur më parë. Klaudja thotë se edhe ajo ka fshehur disa ushqime, por nuk do t’i nxjerrë akoma e kështu banorët fillojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Disa prej banorëve shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen nëpër krevatet e tyre, duke u bërë kështu gati për të fjetur gjumë, në pritje që Vëllai i Madh të fikë dritat. 

Advertisement